![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka shpërndarë në Instagram një video të nënës së saj, Vera Sahatçiu- Ora, e cila bën një thirrje publike për qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë në votime.
Vera, e cila është psikiatre me profesion, e publikoi fillimisht videon në llogarinë e saj personale, ndërsa Rita e shpërndau te një audiencë edhe më të gjerë.
Në video, Vera Sahatçiu – Ora shprehet: “Të dashur bashkatdhetarë, duhet të jemi të lumtur që kemi mundësinë të votojmë për të ardhmen e shtetit tonë dhe për të mirën e vendit tonë. Votoni për përcaktimet tuaja, duke shpresuar që premtimet e fushatës të realizohen. Me fat Kosovë!”.