×
  • Lajme
  • Lajme

    “Duke u marrë vetëm me Serbinë, qeveria e jonë i ka harruar minatorët, mësuesit, policët, mjekët, ushtarët, pensionistët”

    Insajderi
    08 August 2024 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka kritikuar sot Qeverinë Kurti se po merret vetëm me Serbinë për të mbuluar dështimin në qeverisjen e brendshme.

    Hamza ka thënë se propaganda e pushtetit fillon dhe përfundon me kërcënimet për luftë me Serbinë.

    Sipas kandidatit të PDK-së për kryeministër, duke u marrë vetëm me Serbinë, pushteti ka harruar minatorët, policët, mjekët, ushtarët e pensionistët.

    “Në diskursin publik, qeveritarët vazhdojnë t’ia qajnë hallin vetëm Serbisë dhe flasin vetëm për Serbinë për ti’ mbuluar të gjitha dështimet e tyre. Propaganda qeveritare fillon më “kërcënimet për luftë me Serbinë” dhe përfundon më të njëjtën gjë. Kjo është një qasje e gabuar e cila nuk sjell asgjë të mirë. Duke u marrë vetëm me Serbinë, qeveria e jonë i ka harruar minatorët, mësuesit, policët, mjekët, ushtarët, pensionistët e shumë e shumë çështje tjera të rëndësishme”, ka thënë Hamza për Express.

    “Qytetarët e Kosovës meritojnë shumë më mirë dhe plani im synon të bëjë pikërisht këtë gjë. Unë dua të sigurohem se qytetarët e Kosovës të jetojnë në paqe, me paga shumë më të larta dhe me mirëqenie shumë më dinjitoze”, ka shtuar ai tutje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark