×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Dukej si matematikë, por ishte… Zoti

    Insajderi
    08 June 2016 - 08:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E rigjejmë sot, të rritur dhe shumë të besueshëm, në rolin e Srinivasa Ramanujanit, matematicieni indian protagonist në filmin “Njeriu që pa infinitin”, dhe i cili rrëfen historinë e vërtetë të miqësisë së këtij gjeniu të numrave me mësuesin e tij, G. H. Hardy, rol që e luan Jeremy Irons.

    Ju në fillilm jeni një autodidakt, që ndonëse vdes shumë i ri, 32 vjeç, ka revolucionarizuar matematikën. Edhe ju keni pasion për numrat?

    Jo, por Ramanujani kishte një mënyrë krejt të tijën për të shpjeguar këtë kompleksitet. Mendonte se matematika ishte si të pikturoje pa ngjyra dhe ishte shumë fetar. Besonte se çdo ekuacion ishte ndoshta shprehje e Zotit. Ndërsa Hardy, mësuesi i tij, ishte ateist dhe besonte vetëm në prova konkrete. Takimi mes të dyve është shumë apasionant.

    Kjo ju shtyu drejt rolit?

    Eshtë gjë e rrallë që një aktor në moshën time dhe me origjinë si e imja ka mundësinë që të interpretojë një pjesë kaq të fortë. Po kështu, kur thashë po, isha i sigurtë se historia do të kish tërhequr ndonjë aktor të madh.

    E keni fjalën për Jeremy Irons?

    Isha i frikësuar që të luaja me të, por Jeremy më zbuloi edhe sensin e tij të humorit. Duke më treguar se në lidhje me të i kisha bërë llogaritë gabim. /bota.al

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark