Dumoshi: Çmimet për Kryeziun dhe Karahodën janë mirënjohje institucionale për punën e tyre - Insajderi
×
Kulturë

Dumoshi: Çmimet për Kryeziun dhe Karahodën janë mirënjohje institucionale për punën e tyre

Insajderi
07 September 2020 - 13:29
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë sot çmimet për kinematografi për regjisorët Ekrem Kryeziu e Samir Karahoda.

Regjisorit dhe dramaturgut Ekrem Kryeziu i është ndarë Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” ndërsa Çmimi Vjetor për Kinematografi i ndahet regjisorit Samir Karahoda.

Lidhur me këtë ka shkruar edhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

Dumoshi, përmes një postimi në profilin ka treguar edhe arsyet se përse këto çmime u janë ndarë dy regjisorëve, Kryeziu dhe Karahoda, përcjell Insajderi.org

“Vendimi nga Juria Profesionale për ndarjen e çmimit kryesor për regjisorin Kryeziu është marrë për angazhimin dhe zhvillimin e tij për filmit kosovar. Regjisori Kryeziu ka krijuar edhe pas mbylljes së institucioneve nga regjimi serb dhe ka kontribuar jashtëzakonisht shumë për kinematografinë e Kosovës. Vlerësimi i Jurisë për regjisorin Karahoda është marrë meqenëse Karahoda i takon valës së re të filmbërësve premtues të Kosovës i cili emrin e Kosovës e ka ngritur lart e më lart në skenat evropiane të filmit”, ka shkruar Dumoshi në Facebook.

Ajo ka thënë se këto çmime janë një mirënjohje institucionale për punën që bëjnë njerëzit që merren me kinematografi në vendin tonë./Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark