Anëtari i Kuvendit të Odës së Infermierëve, Enlirat Duraku, ka ftuar të gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor në Kosovë që të ç’regjistrohen nga platforma e- Kosova dhe sindikatat.
Këtë thirrje, Duraku e ka bërë pasi që nuk po iu kthehen paratë që sipas tij janë “vjedhur” nga llogaritë e tyre bankare.
Postimi i plotë:
FTESË INFERMIERËVE TË Ç’REGJSTROHEN NGA e-KOSOVA DHE SINDIKATAT
Ftoj të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor në QKUK si dhe në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor që derisa mos të reagojnë sindikatat dhe mjetet / paratë nga paga të vjedhura tinëz t’u kthehen në llogaritë e tyre bankare, vjedhje e quaj sepse është bërë në mënyrë klandestine dhe pa njoftim paraprak, ndërsa koeficienti i pagave të kthehet ashtu siç ishte të ç’regjistrohen nga platforma e-Kosova.
Vetëm një sindikatë e cila punon për interesat e punëtorëve shëndetësor e meriton që të paguani kuota mujore, me ç’rast nga ato kuota nuk është se nuk përfitojnë paga të majme, beneficione të tjera si mbushje për telefon, derivate për vetura, përfshi edhe veturat e blera me paratë e punëtorëve shëndetësor.
Ruajeni dinjitetin personal dhe profesional.