Duriqi për Gjykatën Speciale: Dëshmitaret janë të 'blerë', po deklarojnë se ia kanë inati UÇK-së se ia kanë marrë dy viça - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Duriqi për Gjykatën Speciale: Dëshmitaret janë të ‘blerë’, po deklarojnë se ia kanë inati UÇK-së se ia kanë marrë dy viça

    Insajderi
    05 December 2024 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Visar Duriqi, ka thënë se Gjykata Speciale ka humbur betejën ligjore.

    Sipas tij tani është duke luftuar për imazh.

    Duriqi u shpreh se Gjykata e Speciales po dënon njerëzit pa prova të mjaftueshme, madje ai thotë se edhe dëshmitarët janë praktikisht të blerë.

    “Gjykatë e Prokurori atje janë bashkë, funksionojnë për imazh sepse si betejë ligjore e kanë humbë. Ka nis për trafikim me organe pastaj në krime lufte dhe ka përfunduar të themi duke dënuar njerëz për dy-tri shuplaka që i kanë dhënë, por as këtë pjesë për shuplaka nuk kanë mundur ta vërtetojnë. Njerëzit atje po dënohen me më pak prova se sa dënohet një qytetar në Gjykatën e Prishtinës. Praktikisht janë blerë dëshmitarët nga Gjykata. Në shumicën e seancave veç vendoset me qenë e mbyllur. E shohim një dëshmitar të ‘madh’ që e ka thirrur Prokuroria ai del tu fol se ia ka inati UÇK-së se ia kanë marrë dy viça dhe vetëm kur e shohim që mbyllet seanca për publikun. Praktikisht janë blerë dëshmitarët sepse ata njerëz kanë marrë premtime për leje qëndrim azil dhe nënshtetësi”, tha Duriqi në Kanal 10.

    Ai ka folur edhe për tre arrestimet e sotme të Gjykatës Speciale.

    Duriqi këtë e ka lidhur me ‘protestën’ e djeshme të ish-presidentit Thaçi në Hagë.

    Ai tha se arrestimet e sotme i sheh si tentativë për të përmirësuar imazhin nga Gjykata Speciale.

    “Për me kuptu atë se çka ndodhi sot duhet ta kuptojmë atë se çka ka ndodhur dje. Dje kemi parë një reagim të Thaçit që ka reagu lidhur me trupin gjykues për të cilin mbrojtja është anku edhe më herët se janë të anshëm. Në këtë fazë po del që trupi gjykues po mban anë. Duke parë që protesta e Thaçit bëri bujë u bë edhe aksioni sot. Gjykata Speciale e ka ba zakon sa herë i rrezikohet imazhi tentojnë ta rregullojnë me një aksion tjetër. Problemi i tyre më i madh është imazhi”, tha Duriqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark