Kryeredaktori i Insajderit, Visar Duriqi ka folur për të arratisurin nga burgu i Smrekonicës tashmë edhe i dyshuar për vrasjen e policit në Serbi dhe plagosjen e një tjetrit, Faton Hajrizin.
Duriqi është pyetur lidhur me deklaratën e ministrit, Xhelal Sveçla i cili tha se “është çështje orësh apo ditësh” kapja e Hajrizit.
Sipas tij, Sveçla ka shpresuar se do të mund ta kapin pasi të kyçet live nëpër rrjetet sociale.
“Kanë mendu që në momentin kur ai kyçet live kanë mundësi ata nëpërmjet IP, përderisa një VPN që është free me dowload çdo 5 minuta t’i ndërron IP – ata kanë pasë shpresën që kur të kyçet live mos po munden me i gjetë iP se ku është”, tha Duriqi në Pressing.
Gjatë kësaj paraqitje, Duriqi përmendi edhe kohën kur e kishte intervistuar në burg Faton Hajrizin, ai thotë se ka inteligjencë për me i paraqit senet qysh nuk janë.
Ai poashtu shtoi se, kohë më parë Hajrizi kishte filluar t’i futej edhe fesë.
“Nja dy orë kemi bë intervistë me të dhe e di që policët rrishin si gati prapa kamerës me mendim që mos po na sulmon sepse në atëkohë pati filluar edhe fetarisht me u radikalizu por pastaj ndërrojë sepse i ka ra me nejt me hoxhallarë që ishin të dënuar për terrorizëm…”
“Ka qenë inteligjent, me çfarëdo pyetje që ke parapërgatit nuk ke mujt me nxan keq Fatonin, i pati shpjeguar të gjitha format qysh ka ikë dhe për Bondsteel thojke nuk kam ikë po ma kanë çel derën, me ia lanë njëfarë merite asaj që amerikanët e kanë lënë me ik për shkak rusit. E ka pas inteligjencën për me i ikontu senet qysh nuk janë, për me u bo patriot”, ka thënë ai, shkruan Insajderi.