Po bëhen gati një javë prej kur nisën testimet në Urën e Ibrit.
Zëvendësminsitri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha sot për RTKlive se janë duke e pritur raportin për stabilitetin e Urës së Ibrit dhe se sapo ta marrin do ta publikojnë atë.
Pas matjeve dhe testimeve me automjete të rënda, tash e disa ditë janë duke u ngjyrosur muret e Urës.