Durmishi i Vetëvendosjes kërcënon gazetarët se do t’i ngreh zvarrë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Durmishi i Vetëvendosjes kërcënon gazetarët se do t’i ngreh zvarrë

    Insajderi
    11 November 2016 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në rast se vije në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, gazetarët e “medieve të pushtetit” do të tërhiqen zvarrë dhe do të dërgohen në burg. Ky është zotim i Hysen Durmishit, drejtor në Komunën e Prishtinës dhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook lë të kuptohet se ka shfryrë mllefin ndaj raportimeve mediale lidhur me vdekjen e Astrit Deharit, aktivistit të partisë së tij.

    “Ju media të pushtetit a po mendoni ndonjëherë që i vie fundi edhe këtij pushteti kriminal. I vie fundi edhe këtij pushteti të Klanit Pronto. Do të ju vie fundi edhe juve bashkë me ta”, ka shkruar ai.

    “Mos mendoni se harrojmë. Më e pakta që duhet ta mendoni është që zvarrë do të nxjerrim e do të ju dërgojmë në burg o kriminel. Mos na lëndoni më shumë o të pështirë. Nuk ju falim kurr kriminel!”.

    Të enjten në mbrëmje, disa mediume bënë publike pamjet nga kamerat në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku më 5 nëntor ndërroi jetë aktivisti Astrit Dehari./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark