Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Florian Dushi, u shpreh se mbrëmë Gjakova dha një mesazh të qartë për dëshirën e madhe për ndryshim.
Ai e vlerësoi LDK-në, kryetarin e saj, Lumir Abdixhiku, dhe kandidatët për deputet nga lista si forcën më të organizuar dhe me një vizion të qartë për zhvillimin dhe integrimin e Kosovës.
Dushi shtoi se LDK-ja është kundër kauzave fiktive dhe improvizimit të krizave dhe tensioneve që vetëm mbulojnë mospunën dhe dështimet e kësaj qeverie.
“LDK, kryetari i saj, Lumir Abdixhiku dhe kandidatët për deputet nga lista kudo e vlerësuar si më e mira, shpalosën vizionin e tyre për Kosovën, për zhvillimin dhe integrimin e saj, larg kauzave fiktive, e improvizimit të krizave e tensioneve në vend që kanë për qëllim mbulimin e mospunës e dështimeve të shumta të kësaj qeverie”, shkroi ai në Facebook.