Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe njëherazi kryetari i Degës së II-të në Prishtinë, Florian Dushi, ka deklaruar se LDK-ja po rikthehet më e fuqishme se kurrë.
Gjatë një takimi me qytetarët, Dushi ka diskutuar për rrezikun e përsëritjes së katër viteve të kaluar, të cilat ai i cilësoi si vite të humbura me “mospunë, dështime, afera dhe kriza të improvizuara”.
“Në secilën derë, për të diskutuar me qytetarët tonë rrezikun e përsëritjes së katër vjeçarit që shkoi. Plot katër vite mospunë, dështim e afera, më pas, tensione e kriza të improvizuara për të mbuluar të gjitha këto!”, shkroi ai në Facebook.
Ai e cilësoi mbështetjen e qytetarëve si një forcë që do t’i mundësojë LDK-së një rikthim të fuqishëm dhe një udhëheqje më të sigurtë për të ardhmen e Kosovës.
Florian Dushi kandidon me numrin 34 për zgjedhjet e 9 shkurtit.