Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Florian Dushi, ka ndarë momente nga tubimi madhështor i partisë në Vushtrri, ku qytetarët shfaqën entuziazëm për ndryshim.
Dushi shkroi se qytetarët e qytetit janë të gatshëm për rikthimin e LDK-së në qeverisje.
“Në Vushtrri, në një tubim madhështor të LDK-së ku qytetarët brohorisnin me entuziazëm nevojën për ndryshim, nevojën për rikthimin e LDK-së në qeverisjen e vendit me çfarë rikthehet stabiliteti politik, zhvillimi ekonomik e mirëqenia e përgjithshme e qytetarëve”, shkroi ai.
Florian Dushi në këto zgjedhje kandidon me numrin 34.