Shqipëria do të kërkojë historinë sonte në Euro 2024.
Kuqezinjtë do të përballen me Spanjën sonte me fillim nga ora 21:00 në Dusseldorf të Gjermanisë, shkruan Gazeta Express.
Rreth 35 mijë tifozë shqiptarë pritet të jenë në stadiumin që ka kapacitet prej 47 mijë ulësesh.
Megjithatë, fitorja për Shqipërinë do të jetë tejet vështirë, duke marrë parasysh se Spanja është prej favoriteve kryesore për ta fituar komplet Kampionatin Evropian.
E tifozët shqiptarë e kanë “pushtuar” qytetin e Dusseldorfit.
Nga një video e publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, nuk u shihet fundi tifozëve kuqezi.