Duterte-të papunëve: Dilni e vrisni përdoruesit e drogës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Duterte-të papunëve: Dilni e vrisni përdoruesit e drogës

    Insajderi
    21 April 2017 - 18:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti Filipinas Rodrigo Duterte vijon luftën kundër përdoruesve të drogës duke mos njohur limite.

    Pasi legalizoi vrasjet e përdoruesve të drogës, ai tanimë u bën thirrje personave që kanëmbetur të papunëtë gjejnë një armë e të vrasin përdoruesit e drogës, të cilët sipas ij po vijojnë të thithin fonde të pamerituara nga buxheti i shtetit.

    “Nëse keni humbur punën tuaj, ju jap unë një të re. Vrisni të gjithë përdoruesit e drogës” ka deklaruar Duterte gjatë një fjalimi këtë të hënë pasi ishte ktyher nga një vizitë zyrtare nga Katari.

    Më herët ai pati deklaruar se “Ndjehem shumë keq që jap 2,5 miliardë dollarë për qendrat e rehabilitimit të të droguarve. Por çfarë mund të bëj? Duhet t’i kuroj ata, ashtu si çdo qytetar tjetër në vend. Por unë ndjehem me të vërtetë keq për këtë”.

    Filipinet kanë një popullsi prej afro 100 milionë banorësh dhe papunësia është rritur nga 5,9% në 6,6%.(tch)

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark