Është ndërprerë për shtatë minuta ndeshja mes Freiburgut dhe Eintracht Frankfurtit, e vlefshme për javën e dytë në Bundesligë.
Edhe kjo ndeshje u ndërpre shkaku i protestave nga tifozët gjermanë.
Përveç hedhjes së gjësendeve nga tifozët në fushën e lojës, kësaj radhe u panë edhe dy aeroplanë të telekomanduar duke fluturuar gjithashtu mbi fushën e lojës.
Gjyqtari i ndeshjes pas kësaj urdhëroi skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes.
Sidoqoftë, ndeshja ka rifilluar pas shtatë minutave – pasi u duk se situata u qetësua paksa.
🚨| Freiburg vs Eintracht Frankfurt interrupted due to a toy plane being flown in the stadium pic.twitter.com/yJFCWNlYzO
— Red Card Alert (@collinabanter) February 18, 2024