Pas ngjarjeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, dy deputetë të partive të ndryshme opozitare, NISMA dhe VV kanë dalë me qëndrime të reja lidhur me mënyrën e veprimit të opozitës karshi Qeverisë.
Deputeti Ilir Deda nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se opozita duhet të ndryshojë mënyrën e veprimeve.
“Kjo sjellje opozitare nuk mund të vazhdojë dhe është e papranueshme”, ka thënë Deda.
Njëjtë ka thënë se mendon edhe anëtari i partisë tjetër opozitare, Jakup Krasniqi nga NISMA sipas të cilit opozita duhet të ndryshojë strategjinë e saj për veprim.
“Kuvendi nuk është vendi për ndryshim. Ky është mësimi që duhet të nxjerrin sot partitë opozitare”.