Dy persona kanë sulmuar fizikisht një person tjetër në Pejë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.
Ndërkaq dy të dyshuari janë arrestuar, dhe janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.