Dy burra janë arrestuar në Mitrovicë të jugut, nën dyshimin se në gjendje të dehur janë përleshur me njëri-tjetrin.
Të dyshuarit janë dërguar për tretman mjekësor ku njëri prej tyre për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.
“Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë në gjendje të dehur janë përleshur në mes vete. Të dyshuarit janë dërguar për tretman mjekësor ku njëri prej tyre për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.