Hakan Fidan Ministër i Punëve të Jashtme i Turqisë do të qëndrojë për vizitë nesër në Kosovë.
Sipas njoftimit të MPJ’së turke, “gjatë takimeve do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare”
Në njoftim nuk bëhet e ditur se cilët zyrtarë do të jenë nikoqirë të kryediplomatit turk.
“Ministri Fidan do të vizitojë Prizrenin dhe Mamushën dhe do të takohet me komunitetin turk dhe përfaqësuesit e tij”.
Po ashtu bëhet e ditur Ministri Fidan do të vizitojë edhe shtabin e KFOR-it.
Ky takim ndodhë në një kohë kur autoritetet turke kanë arrestuar.
Një shtetas të Kosovës, për të cilin shërbimi sekret turk tha se është pjesëtar i shërbimit izraelit të inteligjencës Mosad.