Dy ditë pas, rrena e Haxhiut "del në shesh"? Thoshte se nuk është e propozuara e partisë për kryetare të Kuvendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy ditë pas, rrena e Haxhiut “del në shesh”? Thoshte se nuk është e propozuara e partisë për kryetare të Kuvendit

    Insajderi
    19 April 2025 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy ditë më parë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka mohuar zërat se ajo tashmë është emëruar kryetare e Kuvendit të Kosovës.

    E pyetur nga gazetari: “A mund të ma konfirmoni nëse është e vërtetë, po flitet se ju jeni kryetare e Kuvendit të Kosovës. A ka diçka të vërtetë këtu?”, Haxhiu u përgjigj:

    “Jo, nuk ka asgjë të vërtetë. Deri tani jo. Mua herë më lënë në ministri, herë shefe të grupit parlamentar, e herë kryetare të Kuvendit. Asnjëra nga këto nuk qëndron. Por, e them me bindje – kudo që të jem, detyrën time do ta kryej me përgjegjësi.”

    Ajo shtoi më tej se nuk e sheh veten në asnjë prej këtyre funksioneve: “Nuk e imagjinoj veten në asnjërën prej këtyre pozitave,” tha Haxhiu.

    Ndërkohë, sot Kuvendi i Kosovës ka dështuar në dy përpjekje për të zgjedhur kryetarin e ri të Kuvendit. Albulena Haxhiu ishte kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për këtë pozitë, por ajo mori vetëm 57 vota – të pamjaftueshme për t’u zgjedhur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark