×
  • Lajme
  • Analiza

    Dy drejtorët e policisë që përfunduan në PDK

    Insajderi
    14 January 2021 - 19:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbajtja e zgjedhjeve gjithmonë ka sjellur aderime të reja nëpër partitë politike. Mjekë, policë, profesore dhe analist janë profilet e njerëzve që këtë javë zgjodhën që t’i bashkohen politikës.

    E sot Rashit Qalaj që për më shumë se dy vjet shërbeu si drejtori i Policisë së Kosovës iu bashkua Partise Demokratike të Kosovës, shkruan Insajderi.

    Aderimi i Qalajt në PDK u bë sot në një konference për media kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj.

    Hoxhaj tha se ardhja e Qalajt është dëshmia e radhës se Partia Demokratike ka hapur dyert e saj për kuadro të reja.

    Qalaj ishte emërua në detyrën e të paritë të policisë më 28 gusht 2018 në kohën e qeverisë së koalicionit PAN, dhe u shkarkua më 16 tetor të këtij viti nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

    Ky vendim i Hotit erdhi pak ditë pas arrestimit të kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova.

    Qalaj është drejtori i dytë i policisë që përfundon në PDK.

    Behar Selimi është një tjetër emër që kishte mbajtur pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, e që më pas kishte aderuar në PDK.

    Selimi ishte emëruar në këtë pozitë më 6 prill 2010 nga kryeministri i asaj kohe Hashim Thaçi.

    Selimi në krye të policisë qëndroi rreth gjashtë muaj, ku me 15 tetor 2010 ai që e emëroi, mori edhe vendimin për shkarkim.

    Thaçi e kishte marr këtë vendim pas rekomandimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, të asaj kohe, Bajram Rexhepi.

    Vetëm një muaj pas shkarkimit Selimi iu bashku listës së PDK për deputet të Kuvendit, në zgjedhjet e dhjetorit të 2010.

    Ai shërbue si deputet në periudhën e katërt Legjislative 2010 – 2014. Më pas kaloj në pozitën e zëvendministrit të MPB-së./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark