×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy drejtues të lartë të Universitetit të Pejës paditën për shpifje

    Insajderi
    14 October 2024 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy drejtues të lartë të Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, janë paditur për shpifje. Profesori, Avdullah Robaj, dekan në Fakultetin Juridik të Pejës dhe ndaj profesorit, Halit Shabani me pozitë dekan në Fakultetin e Biznesit. Dyshja janë paditur nga Emin Neziraj, ish këshilltar i Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

    Padia është shkruar nga avokatja, Aurora Mulhaxha.

    Ajo pretendon se dyshja se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës ose autoriteti zyrtar”, duke dhënë sipas saj deklarim të rrejshëm ndaj Nezirajt.

    Në kallëzimin penale thuhet se dekanët kanë shpifur ndaj Neziraj duke thënë se ai është dënuar me 15 muaj burg për substancë narkotike.

    “Me datën 19.09.2024, në Pejë, në Universitetin “Haxhi Zeka”, në bashkëkryerje, në mbledhjen e Kolegjiumit të Dekanëve në Këshillin Drejtues dhe Menaxhmentin e UHZ-se, të lartëcekurit me qëllim të demtimit tim, e duke e keqpërdor autoritetin zyrtar në atë mënyrë fillimisht i pandehuri Avdullah Robaj deklaron se kinse ka prova se unë Emin Neziraj jam dënuar me 15 muaj burg për substanca narkotike, dhe pastaj z.Shabani citon se paditësi ka qenë 15 muaj në burg, dhe me dt.03.10.2024, postohet deklarimi në media Insajderi, çka mua më shkaktohet dëme i konsiderueshem, e për të cilat fakte të njëjtit kanë qenë të njoftuar se faktet e prezantuara nuk janë të vërteta”, thuhet në kallëzimin penale përcjell Insajderi.

    Si rrjedhojë, avokatja në emër të klienti ka kërkuar dëmshpërblim prej 9500 mijë eurove, 5000 euro për dhimbjet shpirtërore të shkaktuara si dhe 4500 euro për prishjen e imazhit.

    .

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark