Rruga e kthimit për në vendlindje doli te jetë tragjike për familjen Dvorani nga Tersteniku i Drenasit.
Në mes të natës së 24 dhe 25 nëntor të këtij viti, në rrugën Suboticë-Novisad, familja e Astrit Rrahim Dvoranit, gjatë kthimit nga Austria për në Kosovë, pëson aksident ku humbin jetën dy fëmijët e mitur të familjes së Astrit Dvoranit.
Njëri quhet Muhamhet A. Dvorani, 8-vjeçar, dhe tjetri Mendim A. Dvorani që ishte vetëm 5-vjeçar, shkruan DrenicaPress. /Insajderi.com