Të premten gjatë ditës në një lokal në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë, në vendin e tyre të punës janë sulmuar dy gra.
Sipas raportit policor, një burrë është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht dy gratë.
Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore me ç’rast edhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com