Dy ish-inxhinierë të kompanisë Google kanë paditur gjigandin e teknologjisë me pretendimin se ai diskriminon personat e bardhë me bindje konservatore.
Një nga paditësit James Damore, u shkarkua nga kompania vitin e kaluar pas një shkrimi ku mbronte hendekun gjinor në punët e fushës teknologjike në Silicon Valley, si çështje e dallimeve biologjike mes burrave dhe grave.
Sipas zoti Damore padia ka për qëllim të ndihmojë të gjithë ata që punojnë në Google, njerëzit e prekur nga produktet e gjigandit të teknologjisë apo edhe punonjësit e ardhshëm.
James Damore dhe David Gudema një tjetër inxhinier i firmës Google, pretendojnë se kompania ka përdorur kuota të paligjshme punësimi për të mbushur vendet e punës me gra dhe aplikantë që u takojnë pakicave.
Google tha se është gati të mbrohet në gjykatë kundër këtyre pretendimeve. / VOA