Dy javë pas vërshimeve, nuk ka ujë të pijshëm në Haraçinë të Maqedonisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy javë pas vërshimeve, nuk ka ujë të pijshëm në Haraçinë të Maqedonisë

    Insajderi
    19 August 2016 - 08:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Uji në Komunën e Haraçinës është i pa pijshëm. Kjo për shkak të mos funksionimit të pompave të ujësjellësit të cilat pësuan nga vërshimet e dy javëve më parë.

    Në këtë ujësjellës nuk kanë ndërmarrë asgjë për tejkalimin e këtij problem, pasi që thonë se nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për zgjidhjen e këtij problem, por presin ndihmën e Qytetit të Shkupit.

    “Gjendja e ujit momentalisht është katastrofë,  patjetër duhet të na i sjellin motorët për pastrim te vendi ku është mbledhur uji dhe më pas duhet të pastrohen gypat. Jemi duke pritur nga kryetari i Qytetit Koce Trajanovski ai na ka thënë se do të na mbështes dhe tani Brenda tre-katër ditësh do të shohim çfarë do të ndodhë”, tha Nexhat Aliu, Ndërmarrja “Ujësjellësi”.

    Banorët thonë se ky rajon gjithmonë ka pasur probleme me ujin e pijshëm, por që nga vërshimet ujin nuk mund ta përdorin për asgjë.

    “Nuk është uji i pastër. Nuk e përdorim tani por as më herët nuk e kemi përdorë por tani aspak. Nuk pihet ky ujë, ky na vjen nga një ujësjellës nga Bilinbegov atje poshtë dhe kurrë nuk ka qenë i pastër, vetëm e kemi pasur ashtu kot”, tha një banor i Haraqinës, shkruan Alsat.

    Që pas vërshimeve banorëve me ujë për pije po u dalin në ndihmë vetëm shoqata dhe kompani private duke dërguar në Haraçinë deri në 30 mijë litra ujë në ditë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark