Dy javë që kur Hamasi sulmoi Izraelin, ky është bilanci i viktimave – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Dy javë që kur Hamasi sulmoi Izraelin, ky është bilanci i viktimave

    Insajderi
    21 October 2023 - 09:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë kaluar dy javë që kur grupi terrorist i Hamasit ka filluar sulmin e paprecedentë ndaj Izraelit duke vrarë më shumë se 1 mijë e 400 njerëz dhe duke i marrë peng rreth 200 të tjerë.

    Pas sulmeve të Hamasit, Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore, ku zyrtarët palestinezë thonë se më shumë se 4 mijë njerëz janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori.

    Gaza vazhdon të jetë nën rrethim të plotë, me Izraelin i cili ka ndërprerë të gjitha furnizimet me ndihma, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Udhëheqësit botërorë kanë kërkuar që të hapet vendkalimi Rafah, për të lejuar hyrjen e ndihmave, ku shefi i OKB-së, Antonio Guterres, ka thënë se kamionët me ndihma që presin të hyjnë nga Egjipti do të jenë “ndryshimi midis jetës dhe vdekjes”.

    Ndërkohë, lirimi nga Hamasi i dy grave amerikane ka rritur shpresat se mund të lirohen më shumë pengje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    06 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark