Dy raste të ndara të kanosjes me armë zjarri kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Podujevë.
Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Majac ku dy persona kanë kanosur me armë dy persona të tjerë të cilët kanë qenë duke punuar në arën e tyre.
Gjatë kontrollit të Policisë së Kosovës në shtëpinë e dy të dyshuarve për kanosje janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike-kallashnikov me 9 fishekë dhe një thikë.
Me vendim të prokurorit pas intervisitmit të dy personat janë liruar.
Ndërkaq, rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Dumnicë kur dy persona kanë lajmëruar policinë për shaka të një kanosje me armë zjarri nga një person.
Policia e Kosovës, ka intervistuar personin e dyshuar i cili ka mohuar të posedoj armë. Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori./Insajderi.com