Sot rreth orës 18:30, në rrugën “B” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe dy këmbësorëve.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Si pasojë e aksidentit këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore.
“Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin“, tha ajo./Gazeta Insajderi/