
Real Madridi nënshkroi me Jude Bellinghamin para dy vitesh, dhe tash më 2025, klubi madrilen mund ta sjellë edhe vëllain e tij të vogël në “Santiago Bernabeu”.
Jode Bellingham po luan te Sunderlandi që nga vera e njëjtë kur vëllai i tij kaloi te Reali, dhe fundjavën e ardhshme, ai mund ta ndihmojë ekipin e tij të rikthehet në Premierligë.
Por, ai mund të mos luajë aty, pasi po lidhet me një transferim të mundshëm jashtë Anglisë gjatë merkatos së verës.
Besohet se Borussia Dortmundi është favorit për nënshkrimin e Jobe, por sipas gazetarit Christian Falk, edhe Reali Madridi është në garë për të.
“Dortmundi mendon se mund të nënshkruajë me Jobe Bellinghamin këtë verë. Dortmundi beson se është në pozitë të mirë për ta bërë këtë. Edhe pse Real Madridi ka interesim për të, nga Dortmundi nuk frikësohen. Gjiganti spanjoll po ashtu e dinë talentin që e ka vëllai i Jude. BVB shpreson se vizita e trajnerit, Niko Kovac, dhe dy drejtorëve, Lars Ricken dhe Sebastian Kehl, i ka bërë me dije Jobe Bellinghamit dhe familjes së tij se Dortmundi është hapi i radhës i duhur për karrierën e anglezit”, thotë Falk.
“Zhvillimi i Jude në Dortmund e ka tregar këtë. Nëse Dortmundi kualifikohet në Ligën e Kampionëve, do të mund ta mbyllte këtë marrëveshje për 25 milionë euro”, shtoi ai.
Jobe është në radarin e Real Madridit për një kohë të gjatë, madje verën e kaluar kishte pasur tentime për të nënshkruar me të