Roy Keane dhe Gary Neville, dy legjenda të Manchester United dhe pjesë kryesore e “Djajve të Kuq” në vitet ’90 nën udhëheqjen e Sir Alex Ferguson, hedhin akuza të forta ndaj skuadrave italiane.
Në një bashkëbisedim online në Youtube, dyshja thekson se skuadrat italiane dhe lojtarët e tyre në atë kohë nuk ishin të pastër duke ngritur dyshime për përdorim të dopingut apo substancave të tjera të ndaluara.
“Mendoj se disa prej skuadrave që kemi luajtur në atë kohë nuk ishin të pastra, e kemi thënë edhe atëherë. Nuk mund të përmend emra lojtarësh apo klubesh, por e pamë se çfarë ndodhi më pas me mjekësinë dhe çiklizmin. Atëherë ne ishim shumë në formë, por pas një ndeshje ndaj italianëve dola nga fusha pa pikën e energjisë, ndihesha i shkatërruar dhe mendova se diçka nuk shkonte”, u shpreh Neville, teksa Kean shkoi edhe më tej duke theksuar se italianët dukeshin në fytyrë që nuk ishin lodhur fare.
“Kur përballeshim me italianët, në fundin e ndeshjes ishim të shkatërruar. Ndërkohë ata dukeshin sikur nuk kishin luajtur fare, e shikoja në fytyrën e tyre që nuk ishin fare të lodhur”, tha Kean.
Gjatë asaj periudhe, Kean dhe Neville si lojtarë të Manchester United janë përballur me skuadra italiane si Juventus, Inter, Lazio, Fiorentina dhe Milan