Dy raste të dhunës ndaj grave kanë ndodhur dje në qytetin e Podujevës, shkruan Gazeta Insajderi.
Në njoftimin e lëshuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se dy viktimat kanë marrur trajtim mjekësor.
Rastet janë të ndara dhe se njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Derisa, i dyshuari tjetër është ende në kërkim të Policisë së Kosovës.
Njoftimi i plotë:
· Podujevë / 09.07.2024 – 23:30. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se në vazhdimësi ka pasur dhunë fizike dhe psikike nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti nën hetime.
· Podujevë / 09.07.2024 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte rrahur viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.