Dy muaj pa rroga/ Sindikata e Trepçës fton në takim minatorët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy muaj pa rroga/ Sindikata e Trepçës fton në takim minatorët

    Insajderi
    30 July 2024 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, ka ftuar në takim minatorët e këtij gjigandi metalurgjik, pas situatës së krijuar dhe vështirësive financiare.

    Përmes një njoftimi për media, qëllimi i këtij takimi është diskutimi mbi situatën e rëndë në të cilën ndodhen minatorët dhe miniera e StanTergut.

    “Duke pasur parasyshë situaten e fundit të krijuar në ndërmarrjen Trepca Sh.A. dhe vështërsit financiare me të cilat jemi duke u ballafaquar vazhdimisht, me qëllim të gjetjes së ndonjë zgjidhje konkrete dhe afatgjate, ju ftojmë që nesër nga ora 07:00 të takohemi në menzem e minieres në Stan Tërgut. Qëllimi i këtij takimi është diskutimi mbi situatën e rëndë në të cilen ndodhemi ne minatorët dhe miniera e StanTergut”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark