Dy ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës janë bërë anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve.
Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ferid Aganit dhe atij të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajramit iu janë dorëzuar të shtunën certifikatat si anëtarë të rinj të Akademisë së Shkencave nga Akademia Evropiane e Arteve dhe Shkencave, në Salzburg të Austrisë.
Ata janë pritur zyrtarisht nga kryetari i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve, z. Felix Unger dhe anëtarë tjerë të kësaj Akademie, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy Akademive respektove.
Akademia Evropiane e Shkencave dhe e Arteve është themeluar në vitin 1985 në Salzburgu dhe njëra ndër objektivat e saj mbetet promovimi i dialogut ndërkombëtar për të mirën e atyre që jetojnë dhe punojnë në Evropë.