Skuadra e Rubin Kazanit është duke fituar minimalisht 1:0 ndaj Krasnodarit në javën e 15-të në Premier Leaguen e Rusisë.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku humbi një penallti në minutën e 31’.
Goditjen e sulmuesit “kuqezi” e ndali për mrekulli portieri kundërshtar.
Kjo ishte penalltia e dytë në dy ndeshje e humbur nga Mirlind Daku – duke treguar formë jo të mirë para ndeshjeve të rëndësishme të Shqipërisë në UEFA Nations League.
Kujtojmë që Daku bëri një asist në ndeshjen që është duke u zhvilluar ndaj Krasnodarit, te goli i Cumic.
Agkatsev saves Daku's penalty pic.twitter.com/zhkvOrTlRu
— RPL Sky (@RPLNews_eng) November 10, 2024