Së paku dy persona janë qëlluar në Spitalin në Bronksit derisa sulmuesi është ende i lirë, ka thënë Policia e New Yorkut.
Personi i armatosur në spitalin Bronx Lebanon ishte veshur me bluzën e doktorit kur kishte qëlluar të paktën dy persona, raporton The Guardian.
Shumë njerëz janë brenda spitalit me frikë pasi sulmuesi nuk është kapur ende.
Sulmuesi dyshohet të jetë një ish-punëtor i spitalit.
Dyshohet se ai është mbyllur në një dhomë të spitalit. /Insajderi.com