Dy palestinezë kanë vrarë katër persona dhe kanë plagosur gjashtë të tjerë në qendër të Tel Avivit, kanë bërë të ditur autoritetet izraelite.
Policia ka thënë se sulmuesit vijnë nga Jata, një fshat palestinez në Bregun Perëndimor.
Të dy ata janë vënë në paraburgim.
Që nga viti i kaluar ka pasur rritje të dhunës palestineze kundër izraelitëve, përfshirë të shtëna me armë zjarri dhe therje me thika.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ka vizituar vendin e sulmit në Tel Aviv, ka thënë se ai është një krim i egër i “vrasjes dhe terrorizmit”.