Dy persona të cilët kanë folur në gjuhën serbe kanë ndaluar një autobus në Mitrovicë të Veriut të enjten dhe më pas ia kanë thyer parafangot dhe pasqyrat.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, ku rasti është raportuar nga shoferi i autobusit.
Për këtë tashmë Policia ka nisur hetimet.
“Rr. Filip Vishnjiq, Mitrovicë/05.09.2024-22:05 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjersa ai ishte duke drejtuar automjetin transportues/autobus, dy persona të dyshuar meshkuj të cilët kanë folur në gjuhën serbe, kanë dalur nga një veturë dhe me një shkop druri i kanë thyer parafangot dhe pasqyrat e autobusit. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.