×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy persona gjuajtën me armë në drejtim të viktimës- Plagosja në Mitrovicë, policia jep detaje lidhur me rastin

    Insajderi
    06 October 2024 - 09:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy të dyshuar kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të viktimës 38-vjeçare që u plagos pasditen e së shtunës në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë.

    Përmes raportit ditor të së dielës, policia bën të ditur se dy të dyshuar për motive të panjohura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, shkruan Insajderi.

    Sipas policisë, të dyshuarit janë ende në arrati.

    “Rr. Shemsi Ahmeti, Mitrovicë / 05.102024 – 14:46. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime, nën dyshimin se dy të dyshuar kosovar për motive të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati”, thuhet në njoftimin e PK’së.

    Policia bën të ditur se në vendngjarje janë konfiskuar tri gëzhoja dhe një predhë.

    Rasti është nën hetime. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark