Dy persona në kërkim në Prizren, u sekuestrohen armë zjarri dhe një veturë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy persona në kërkim në Prizren, u sekuestrohen armë zjarri dhe një veturë

    Insajderi
    18 September 2025 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka sekuestruar dje një veturë dhe gjësende të dyshuara në rrugën “Enver Hadri” në Prizren, si dhe është në kërkim të dy personave të dyshuar.

    Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se më 9 shtator policia e kishte marrë një informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Mbreti Pleurat” në Prizren. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet hetuese të policisë kanë ndërmarrë veprime operative në terren, duke siguruar dëshmi që çuan në identifikimin e dy personave të dyshuar.

    Më pas të mërkurën, policia ka gjetur një veturë dhe e ka sekuestruar, si dhe lidhet me rastin.

    “I dyshuari nuk është hasur në shtëpi. Pas marrjes së urdhrit verbal nga prokurori i rastit, në prezencën e babait të dyshuarit dhe avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare, është realizuar kontroll në dy lokacione në Prizren”, thuhet në njoftim.

    “Të gjitha dëshmitë janë fotografuar dhe evidentuar nga njësia e krim-teknikës. Të dy të dyshuarit janë në kërkim dhe akuzohen për këto vepra penale: ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet në njoftim.

    Gjatë kontrollit janë sekuestruar:

    • Një pushkë automatike AK-47;
    • Një pushkë gjysmë automatike me dylbi;
    • Një pushkë gjuetie;
    • 161 fishekë të kalibrave të ndryshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark