Dy persona po intervistohen, policia jep detaje për rastin e sulmit në Viti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy persona po intervistohen, policia jep detaje për rastin e sulmit në Viti

    Insajderi
    09 February 2025 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së sotme një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë.

    Për këtë rast në polici janë duke u intervistuar dy persona këtë e ka informuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

    “Dy persona po intervistohen nga policia me avokatë mbrojtës. Rasti është cilësuar si lëndim i lehtë trupor. Ngjarja ka ndodhë jashtë pikës së vendvotimit”, ndërsa tha se nuk dihet ende motivi.

    Dega e LDK-së në Viti tha viktimë e sulmit ka qenë asamblisti i LDK-së, Ilir Zuka.

    LDK ka akuzuar se ai është sulmuar nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark