Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë nga Policia e Kosovës pasi që të njëjtit kanë sulmuar policinë e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur kur zyrtarët policor kanë tentuar t’i shoqërojnë të dyshuarit për intervistë në polici.
Ata kanë sulmuar policët duke përdorur mjete të forta përmes të cilave kanë dëmtuar edhe makinën e policisë.
Zyrtarët policorë kanë arritur që dy të dyshuar H. G., 50 vjeçar dhe S. G., 26 vjeçar t’i arrestojnë, ku të njëjtit u janë nënshtruar procedurave intervistuese. Pas procedurave, me vendim të prokurorit të çështjes, ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./Insajderi.com