Dy persona të arrestuar e rreth 12 mijë euro vlera e drogës së sekuestruar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy persona të arrestuar e rreth 12 mijë euro vlera e drogës së sekuestruar

    Insajderi
    22 May 2025 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prishtinë kundër narkotikëve. Si rezultat dy persona janë arrestuar dhe janë sekuestruar substanca narkotike në vlerë rreth 12 mijë euro, shkruan Insjaderi.

    Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi te njëri prej tyre është gjetur dhe sekuestruar 0.2 gramë heoroinë, ndërsa tjetrit i është sekuestruar 2.1 gramë heroinë.

    Në banesën e një të dyshuarit gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë rreth 643.7 gram, dy peshore digjitale.

    Vlera e përgjithshme e substancës së dyshuar arrin vlerën rreth 12 mijë euro.

    “POSEDIM I NARKOTIKËVE- Prishtinë 21.05.2025, 19:55. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit  është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë me peshë rreth 0.2 gram, një telefon një palë çelësa të banesës dhe para të gatshme të valutave të ndryshme rreth 825 euro. Tek i dyshuari tjetër janë gjetur dhe sekuestruar dy qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë rreth 2.1 gram. Në konsultim me prokurorin është bërë bastisja e banesës së të dyshuarit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë rreth 643.7 gram, dy peshore digjitale. Vlera e përgjithshme e substancës së dyshuar arrin vlerën rreth 12 mijë euro. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark