Dy persona janë arrestuar në fshatin Shirokë të Komunës së Suharekës pasi që dyshohet se kanë sulmuar zyrtarët policorë që kanë qenë në detyrë. Sic njofton policia, dy të dyshuarit kanë qenë në gjendje të dehur.
Njëri nga zyrtarët policor është detyruar t’i nënshtrohet trajtimit mjekësor si pasojë e lëndimeve.
Të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.