Në Lozan të Zvicrës është shembur një ndërtesë 19 katëshe.
Mediat zvicerane raportojnë se nga ky incident dy persona kanë humbur jetën.
Sipas policisë zvicerane të paktën katër persona tjerë janë lënduar rëndë, ndërsa ka të tjerë që kanë lëndime më të lehta trupore, përcjell Insajderi.
“E gjithë fasada e ndërtesës 19 katëshe është shembur”, kanë deklaruar policia.
Ndërkohë ekipet e shpëtimit janë ende në vendin e ngjarjes.