Dy persona theren me thikë në Prishtinë, Insajderi sjell pamje nga momenti i arrestimit të dyshuarit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy persona theren me thikë në Prishtinë, Insajderi sjell pamje nga momenti i arrestimit të dyshuarit

    Insajderi
    11 November 2024 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre persona kanë mbetur të lënduar në Prishtinë, dy prej tyre nga mjeti i mprehtë.

    Këtë për Insajderin e konfirmoi zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti duke shtuar se një person është arrestuar.

    Insajderi sjell pamje nga momenti i arrestimit:

    “Sot rreth orës  13 :00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar tre persona dy prej të cilëve dyshohet se lëndimet i kanë pësuar nga një mjet i mprehtë”, tha ajo për Insajderin.

    Ahmeti shtoi se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

    “…ndërkohë që policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark