Tre persona kanë mbetur të lënduar në Prishtinë, dy prej tyre nga mjeti i mprehtë.
Këtë për Insajderin e konfirmoi zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti duke shtuar se një person është arrestuar.
“Sot rreth orës 13 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar tre persona dy prej të cilëve dyshohet se lëndimet i kanë pësuar nga një mjet i mprehtë”, tha ajo për Insajderin.
Ahmeti shtoi se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
“…ndërkohë që policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”.