
Dy zyrtarë policorë të stacionit policor në Vushtrri kanë pësuar lëndime trupore gjatë përpjekjeve për të ndaluar një kamion i cili po transportonte derivate të naftës.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në kohën kur zyrtarët policorë kishin informacion mbi dyshimet e bazuara se kamioni transportonte derivate nafte.
Siç njofton policia, një ngasës i kamionit nuk ka përfillur urdhëruat e zyrtarëve policorë për të ndalur mjetin, ndërsa ka filluar të ike me shpejtësi në rrugën magjistrale Vushtrri-Prishtinë.
Siç njofton policia, ndjekja e kamionit ka vazhduar deri në fshatin Kozaricë në një zonë malore tatëpjetë, ku ngasësi kërcen nga kamioni së bashku me një person tjetër të dyshuar. Kamioni nga lëvizja para se kthehet në lëvizje mbrapa godet veturën policore, ku dy zyrtarët policorë pësojnë lëndime trupore, njofton policia./Insajderi.com