Menjëherë pas marrjes së mandatit të saj si kryeministre e Britanisë fillojnë karikaturat dhe shakat për të.
Për këtë është kujdesur gazeta gjermane “Berliner Zeitung” ku në numrin e saj të fundit të karikaturave shihet Angela Merkel dhe Theresa May tek bisedojnë në konspiracion duke pirë një filxhan çaj, si dy amvise me mbi shkrimin “Ju vetëm duhet t’i lini burrat të BËJNË gjërat e tyre … “, i thotë Merkel May-t, e cila e përfundon frazën e homologes së saj: “… dhe pastaj në një moment ju MERRNI punën atyre “.
Theresa May vjen në postin e kryeministres pas dorëheqjes së David Cameroon i cili u largua nga detyra menjëherë pasi që Britanikët kishin votuar pro daljes së Britanisë nga BE
Theresa May vjen nga radhët e Partisë Konservative ndërsa më herët ka udhëhequr Ministrinë për Gra dhe Barazi Gjinore.
Ajo është një euroskeptike e bindur që e ka mbështetur me pak entuziazëm qëndrimin në BE, ku tash menjëherë pas marrjes së mandatit ka filluar që ta formoj kabinetin saj.
Tereza May është kryeministrja e dytë në historinë e Britanisë pas Margaret Tatcher. /Insajderi.com