Dy punëtorë lëndohen rëndë në vendin e punës në Prizren – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dy punëtorë lëndohen rëndë në vendin e punës në Prizren

    Insajderi
    27 July 2023 - 10:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës njoftoi se në raste të ndara, dy punëtorë kanë pësuar lëndime trupore derisa po punonin në Prizren.

    Sipas njoftimit, rasti i parë ka ndodhur në orën 10:00 në fshatin Krushë e Vogël, ku viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit pasi ka pësuar lëndime të rënda në vendin e punës.

    Për rastin është njoftuar edhe prokurori dhe janë nisur hetimet. Rasti është iniciuar si “lëndim i rëndë trupor”.

    Ndërsa, në orën 15:50 një person është rrëzuar derisa po punonte dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Ai është dërguar në QKUK për trajtim. Hetimet po vijojnë, e rasti u inciua si “asgjësim apo heqje e pajisjeve mbrojtëse”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark